spot_img

“Lugina e Vdekjes” thyen rekordin e temperaturës më të lartë në Tokë

spot_img

Ajo që besohet të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë është shënuar në parkun kombëtar të “Luginës së Vdekjes” në Kaliforni.

Mërkuri preku atje vlerën e 54,4 gradë celsius, ndërsa bregdeti perëndimor i Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga një valë e të nxehtit.

Temperaturat pritet të rriten edhe më tej gjatë javës. Kushtet ekstreme sollën mungesë dyditore të energjisë në Kaliforni, pasi një termocentral pësoi një defekt gjatë së shtunës.

Deri më tani, temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë në Tokë ishte 54 gradë celsius, e regjistruar po në “Luginën e Vdekjes” në vitin 2013.

Një tjetër temperaturë rekord për planetin, prej 55 gradësh ishte regjistruar në Tunizi në vitin 1931, por ekspertët nuk mendojnë se matja e temperaturës në atë kohë ishte e besueshme.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img