spot_img

O’Brien, figura kryesore pas takimit Kosovë-Serbi

spot_img

Me 2 shatorë në takimin e planifikuar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpisë së Bardhë, nikoqiri do të jetë Robert O’Brien, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump.

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien, ftoi kryeministrin Avdullah Hotin dhe presidentin Serb, Aleksandër Vucic për rrethin e ri të bisedimeve nën patronatin amerikan.

Njoftimi nga zyra e O’Brien, thuhet se në këtë takim do të flitet për çështje ekonomike sepse vetëm kështu mund të shkohet drejt paqes.
Tema e diskutimit është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas amerikanëve në takimin e 2 shtatorit do të flitet vetëm për çështje ekonomike, ndërkaq, Robert O’Brian, këshilltari për siguri i presidentit Trump do të jetë nikoqir i palës kosovare dhe serbe, shkruan klan k.

“Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme ndërmjet kryeministrit Hoti dhe presidentit Vucic. SHBA-ja beson se përparimi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”,u tha nga zyra e Robert O’Brien.

Këshilltari më më peshë për siguri i presidentit Trump, kishte përgatitur terrenin për mini-samitin Kosovë-Serbi javë më parë kur ai qëndroi në Europë.

Ai ishte takuar me këshilltarët kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel e të presidentit francez, Emmanuel Macron, ku e bëri të qartë palanin e ShBA’ve që të shkohet me ujdi ekonomike mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic kanë konfirmuar se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim në Shtëpi të Bardhë më 2 shtator.

Të dy liderët kanë thënë se në këtë takim do të bisedohet për çështje ekonomike.

Megjithatë, dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel. Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011.

Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe.

NGJARJE TË TJERA

spot_img