spot_img

Ylli i Shqipërisë lë shtatëzënë vajzën serbe

spot_img

Ylli shqiptar i Atalantës jep lajmin e madh, po bëhet baba – gruaja e tij serbe shtatzënë

Ky vit do të mbahet mend gjatë nga Berat Gjimshiti. Jo prej Covid-19, si nga krejt globi, por për diçka tjetër, futbollistike dhe familjare. Mbrojtësi ynë i kombëtares ishte pjesë e arritjes historike të Atalantës, që garoi denjësisht deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Veç kësaj, viti 2020 do ta bëjë edhe baba për herë të parë shtatlartin kuqezi. Historia e gjatë e dashurisë me serben Alisa Menkovic do të kurorëzohet me fëmijën e parë.

Ka qenë vetë futbollisti 23-vjeçar, ai që e ka dhënë këtë “sihariq” për “Telegraf” në Kosovë: “Jemi duke pritur një fëmijë dhe jemi shumë të lumtur me gruan që do të bëhemi prindër. Lajmi se do të bëhem baba më ka ndryshuar shumë, pasi tani po mendojë ndryshe, mendojë gjithmonë për tre persona, për vete, gruan dhe beben. Kam një motiv më të madh tani, si në karrierë, ashtu edhe në jetë, për suksese të reja. Dua të jem një baba shembull, për ta rritur fëmijën tim me gjitha të mirat”.

Më herët, duke folur në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, Gjimshiti ka treguar diçka më shumë për vajzën vajzën nga Beogradi: “A ka ndonjë martesë në horizont? Jam ende shumë i ri për t’u martuar, por e kam prezantuar Alisan me familjen dhe ata e pëlqejnë shumë. A do ta shihni ndonjëherë të dashurën time me flamurin shqiptar? Ajo vetë ma ka kërkuar fanellën kuqezi, e ka kostumin e kombëtares shqiptare dhe me të duket bukur”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img