spot_img

Raka paralajmëron se në vjeshtë të këtij viti do të përballemi me dy ‘armiq’

spot_img

Mikrobiologu Lul Raka, paralajmëron se në vjeshtë të këtij viti do t’i kemi dy ‘armiq’, koronavirusin dhe gripin sezonal.

Situatën në të cilën pritet të hyjmë, Raka e sheh si të vështirë.

“Këtë vit të njëjtën kohë do t’i kemi dy armiq. Normal që është më vështirë të luftojmë me dy armiq në të njëjtën kohë sepse edhe gripi sezonal do t’i konsumojë kapacitet spitalore, pasi do të ketë njerëz të hospitalizuar edhe nga gripi”, u shpreh Raka për RTV Dukagjini.

Sipas mikrobiologut, qëndrimi në ambiente të mbyllura do të jetë problem pasi shton mundësinë e përhapjes së gripit.

“Pikërisht për këtë arsye është kërkuar që të sigurohen 500 mijë vaksina të gripit stinor. Me sa e di OBSH-ja tashmë ka siguruar 120 mijë vaksina për Kosovën, mirëpo pjesa tjetër do të sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë. Tenderi me sa e di unë tashmë është shpallur. Me këto vaksina do të ketë më shumë njerëz të imunizuar sepse kur e ke mundësinë të parandalojmë gripin me vaksinë pse mos ta parandalojmë. Marrja e vaksinave sigurisht se do të ndikojë në uljen e numrit të rasteve me grip sezonal”, thotë tutje Raka.

Duke folur për koronavirusin, Raka thotë se parandalimi më i mirë është respektimi i rekomandimeve të institucioneve shëndetësore. /Gazeta Sinjali/

NGJARJE TË TJERA

spot_img