spot_img

Personi që u rrah e më pas u vra në Drenas, është vëllai i këtij Komandanti

spot_img

Qamil Demiri vëllai i komandantit të UÇK’së, Isak Demiri, është personi i cili u vra sot në Nekovc të komunës së Drenasit, shkruan Gazeta Metro.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Drenas, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person.

Personi Leotrim Syla, i cili është djali i të dënuarit për rastin ‘Bllaca 2’, Shaban Sylës, ka vrarë Qamil Demirin 50 vjeçar.

Viktimat Qamil Demiri është qëlluar me automatik AK-47 dhe më pas nga plagët marra edhe ka vdekur.

Qamil Demiri është vëllai i komandantit Isak Demiri, derisa arsyet e vrasjes ende nuk dihen, raporton Gazeta Metro.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se së pari ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit, me ç’rast ka humbur jetën një person.

Policia ka identifikuar tre të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast të vrasjes, janë identifikuar tre persona të dyshuar dhe jemi në kërkim të tyre. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /gazetametro.net

NGJARJE TË TJERA

spot_img