Autoritetet përgjegjëse nuk kanë arritur t’i gjejnë personat e dyshuar për vrasjen e 50 vjeçarit, Qamil Demiri nga Nekoci i Drenasit.
I dyshuar kryesor është Leutrim Syla, babai i të cilit nëpërmes mediave ditë më parë tha se djali i tij do të dorëzohet shpejt. Leutrimi bashkë me disa të tjerë është në arrati.
Për këtë rast ende nuk është arrestuar asnjëri. “Duke iu referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktualisht të dyshuarit, ndodhen në arrati”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.