Ky është dyqani i këngëtares dhe moderatores Rozana Radi, i cili mbrëmjen e së hënës ra pre e vjedhjes.
Ka qenë pikërisht zonja Radi, e cila në Instagram ka bërë publike videon me momentin kur personi hyn për të vjedhur dhe drejtohet për te kasa.
Në këtë video duket qartë momenti kur personi hyn në dyqan dhe më pas ai i drejtohet disa sirtarëve dhe kontrollon në to, por nuk gjen asgjë. Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, këngëtarja Rozana Radi ka marrë komente negative për të cilat është shprehur:
“E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës . Ndaj mendoj që shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga çdo qeveri. Ju sugjeroj të mos rrini Instagram-eve duke më mësuar si t’ia fal djersën time një hajduti, por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e larta, për punëtorët qe po i pushojnë nga puna në masë, për televizionet që po mbyllen e po lihen rrugëve qindra punëtorë në kohë pandemie, për bukën që hamë e që të përmban 1000 pisllëqe brenda. Nuk të rrëzohet shtëpia e as nuk varfërohesh ti pse më vodhën djersën mua. Por të paktën mos ma numëro dhe shkel djersen time! Kam filluar dita ditës bindem ta lë këtë vend , jo sepse s’e dua, por njerëzit si ju më bëjnë të mos më pëlqejë as ajri i mëngjesit. Mirë na e bëjnë qeveritë kur hipin atje lart. Ata preferojnë një shoqëri injorante, pasi e kanë më të lehtë të kenë pushtet të plotë dhe të dominojnë jetën e popullatës së vet për qëllimet e tyre personale.”
Ndërkaq, vetë Radi, konfirmoi për Top Channel se çështjen e ka denoncuar në polici dhe se tashmë po kryhen veprimet hetimore.