spot_img

Merret vendimi: Mësimi fillon më 1 shtator

spot_img

Është marrë vendimi që shkollat të fillojnë mësimin me 1 shtator, kështu ka njoftuar këshilltari ministrit të arsimit Ramë Likajt, Enver Osdatuaj.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator, sipas planit të miratuar në Qeverinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i ministrit, Enver Osdatuaj për KALLXO.com, duke shtuar se vendimi së shpejti do të bëhet publik.
“Ne e fillojmë mësimin me datën 1 shtator sipas vendimit që është nxjerrë pas vendimit të Qeverisë për master planin. Vendimi është nënshkruar prej ministrit dhe tani është tek protokolli dhe do të bëhet publike në uebfaqe”, tha ai.

Sa i përket kërkesës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që viti i ri shkollor të shtyhet për dy javë, ai tha se kjo kërkesë është absurde.

“Ne kemi qenë në takime te vazhdueshme me SBAShK-un, paska dal me këto kërkesa në momentet e fundit. Shqetësimet e SBASHK janë përkushtim maksimal i ministrisë dhe i Qeverisë, por nëse këto presione kanë ndonjë motiv tjetër në këto rrethana të jashtëzakonshme, për mua janë kërkesa absurde, duhet me iu përshtat rrethanave edhe mësimdhënësve edhe SBAShK. Kërkesë që nuk përputhet me situatën”, shtoi ai.

Kujtojmë, që je në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u tregua se janë bërë përgaditjet për fillimin e mësimit në Kosovë.

Kryeministri Hoti tregoi se do ketë edhe mësimëdhënës rezervë nëse ka nevojë të ndahen klasat e poashtu do zhvillohet edhe mësimi online.
Në mbledhje u tha se ka mundësi që studentë të mirren si mësimdhënës rezervë.E Minsitri i Arsimit tha se mësimi parashihet të fillohet në tri faza me 1 shtator për parashkollorë dhe klasët 1, 2, 3, 6 dhe 10, pastaj disa klasë më 7 shtator dhe me 10.

Masat mbrojtëse i kanë publikuar në faqen e MASH dhe në shkolla, ku tregohet mbajtja e higjienës e mbajtja e maskave.

Se si do të vazhdojë mësimi duhet të shohim çdo dy javë pastaj duke e parë se si poshkon puna do vazhdohet, tha Ministri Likaj.

Në fund të mbledhjes me të gjitha votat pro u votua dhe miratua master plani i fillimit të mësimit dhe ndarja e mjeteve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img