Shpat Kasapi, dikur një prej emrave më të dëgjuar e më të preferuar të femrave shqiptare ka nisur një histori të re dashurie. Prive ka publikuar dy foto ky Shpati shihet nën shoqërinë e një vajze brune dhe mjaft simpatike, teksa janë ulur në një nga lokalet e Shkupit.
Sipas të njëjtës medie, vajza në fjalë quhet Selvije. Ajo, dikur ka qenë make-up artiste dhe kishte sallonin e saj të bukurisë, ndërsa prej një viti frekuenton këngëtarin shqiptar.
Nga lokali, dyshja janë dorë-për-dore, duke mos e fshehur afërsinë mes tyre. Ndërkohë vetë këngëtari nuk ka dhënë asnjë detaj për lidhjen në fjalë. Ai është përfolu për lidhje me shumë vajza të tjera, por që pas ndarjes me Afërdita Dreshajn, nuk ka gjetur stabilitet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!