spot_img

Turqia i del në mbrojtje Shqipërisë: Sa të jemi ne këtu Greqia nuk guxon të zgjërohet

spot_img

Turqia paralajmëron: Nuk lejojmë zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Egje, ndryshe luftë
22:46 29/08/2020

Anija turke do të qëndrojë edhe 3 muaj në Mesdheun Lindor

Anija turke “Oruc Reis” që kërkon për rezerva të gazit natyror në det, do të qëndrojë në Mesdheun Lindor edhe për 90 ditë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Cavusoglu, në një intervistë për median turke “A Haber”.

Ky vendim i Turqisë vjen një ditë pasi Bashkimi Europian paralajmëroi sanksione ndaj saj për shkak të incidenteve që po shkakton me Greqinë. Por mesa duket Ankaraja nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkimet në det, sikurse e kishte paralajmëruar edhe Presidenti Erdogan.

Ministri Cavusoglu vuri në dukje se shqetësimi i tyre është zgjerimi i mundshëm i Greqisë në ujërat e Egjeut, ndërsa theksoi se Ankaraja qëndron indiferente për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, një çështje që ka ngjallur debate në Shqipëri.

Dışişleri Bakanı Mevlüt Çavuşoğlu @MevlutCavusoglu: Oruç Reis araştırmalarını 90 gün boyunca sürdürecek @diplomasitv @sali_orhan pic.twitter.com/noKZ9SeUbB— A Haber (@Ahaber) August 29, 2020

“Greqia vepron si dëshiron aty ku ka të drejta. Kjo nuk na intereson. Por, në Egje nuk mund t’i zgjasë kufijtë me 12 milje. Kjo do të përbënte shkak për luftë. Ne nuk do ta lejojmë Greqinë të zgjerohet nga 6 në 12 milje në det. Kjo të jetë e qartë”, theksoi ministri i Jashtëm turk.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në kulmin e tyre prej disa javësh tashmë, për shkak të kërkimeve për gaz natyror në Mesdheun Lindor nga anija turke “Oruc Reis”. Ndërkohë, BE dhe SHBA kanë në krah të Greqisë, dhe njëkohësisht kanë bërë thirrje për dialog mes palëve. /tvklan.al

Të ngjashme

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img