Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, reagoi të dielën vonë lidhur me deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se po zbatojnë “politikën e vijës së kuqe” kundër Turqisë në Mesdheun Lindor.
Hami Aksoy publikoi një komunikatë me shkrim në përgjigje të një pyetjeje rreth deklaratës kreut të shtetit francez mbi zbatimin e një politike të vijës së kuqe në Mesdheun Lindor.
“Ata që mendojnë se kanë hequr vija të kuqe kundër çështjes së drejtë të Turqisë në Mesdheun Lindor, do të përballen vetëm me qëndrimin e vendosur të vendit tonë.
Nëse ekziston një vijë e kuqe në rajon, kjo mund të jetë vetëm ajo e të drejtave të Turqisë dhe turqve qipriotë, të cilat burojnë nga ligji ndërkombëtar.
Është koha që ata, të cilët e shohin veten në pasqyrë zmadhuese, të përballen me realitetin. Epoka kur mendësitë imperialiste përcaktonin kufijtë duke hequr viza mbi harta është zhdukur prej kohësh.
Turqia është plotësisht e aftë të ndalojë këdo që përpiqet të uzurpojë me forcë të drejtat dhe interesat e saj legjitime duke dërguar një «armatë» (flotë).
Me këtë rast, ne do të dëshironim të kujtojmë se mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor do të zgjidhen në bazë të barazisë, jo përmes nxitjes së aktorëve jorajonalë, por vetëm me anë të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve bregdetare”, thuhet në komunikatën e zëdhënësit të MPJ turke, Hami Aksoy.