Kim Kardashian shfaqi figurën e mahnitshme në bikini, derisa po qëndron në Malibu.
Kim Kardashian zbuloi të martën se shfaqja televizive e gjatë e familjes së saj po mbaronte pas 14 vitesh dhe 20 sezone, shkruan DailyMail,.
Një ditë pasi bëri njoftimin tronditës, ylli shijoi një ditë në plazhin e Malibusë.
Ylli 39 vjeçar i reality-shout shfaqi figurën e mahnitshme, derisa në pjesën e sipërme kishte veshur një këmishë transparente.
Kim pasi notoi në det, shijoi një shëtitje përgjatë bregut, ndërsa flokët i kishte lëshuar mbi shpatulla.
Këmisha e mbështjellë tek beli i saj, ishte e lagur, ndërsa në pjesën e poshtme mbante veshur një palë bikini.
Nëna e katër fëmijëve kishte vendosur edhe bizhuteri, ajo mbante një palë vathë të mëdhenj, ndërsa flokët i vendosi prapa veshëve.