Mario Balotelli është fejuar me yllin e “Big Brother”, Alessia Messina, pas një muaj lidhje.
Mario Balotelli është fejuar me yllin e reality-shout, Alessia Messina, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.
Ish-sulmuesi i Manchester City dhe Liverpool ka parë rënien e karrierës së tij kohët e fundit. Ai është një agjent i lirë pasi u largua nga klubi i rënë në Serie A, Brescia këtë verë.
Dhe 30-vjeçari që atëherë i është ofruar Genoa, i cili mezi i shpëtoi rënies verën e kaluar dhe klubit të Serie C Como.
Sidoqoftë, është një histori ndryshe jashtë fushe, me futbollistin italian, që lidhet me kokurrenten e Big Brother, Alessia Messina.
27-vjeçarja është një modele dhe influencuese me 500,000 ndjekës në Instagram.
Ajo është shfaqur në Temptation Island, Grande Fratello – (Big Brother i Italisë) dhe shfaqje të tjera televizive.
Revista italiane Chi publikoi fotot e saj me Balotellin në një restorant sicilian këtë javë. “Mag” e citon futbollistin të ketë thënë: “Unë jam i fejuar dhe jam i dashuruar”.
Balotelli dhe Alessia thuhet se kanë qenë në lidhje për një muaj. Thuhet se ai tashmë i ka takuar prindërit e saj në shtëpinë e tyre në Sicili.
Alessia rregullisht poston fotografi propvokuese në Instagram. Balotelli kishte qenë më parë i lidhur me modelen braziliane Dayane Mello, 31 vjeçe.
Por ai tha: “Unë nuk dua asnjë ndërhyrje. Le të jemi të qartë – Unë nuk e kam parë Dayane për ca kohë tani.” /Lajmi.net/