spot_img

Ndizet alarmi, paralajmërohet skenari i errët për Kosovën: Ja kush i vrau njerëzit e LDK-së dhe Rugovës

spot_img

Situata politike në Kosovë ditët e fundit bërë mjaftë e ‘nxehtë’. E në këtë kanë ndikuar padyshim arrestimet e fundit të bëra nga Gjykata Speciale.

Për të komentuar këto zhvillime në vendin tonë, gazeta “Bota sot” ka folur me profesorin e njohur ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

Ai thotë se këto arrestime kanë si bazë akuza për vrasje dhe krime kundër qytetarëve civilë, përfshirë edhe të etnisë shqiptare.

“Policia e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë e mbështetur nga policia e EULEX dhe e drejtuar nga hetues e prokurorë të kësaj gjykate këto ditë kanë arrestuar disa eksponentë të luftës në Kosovë të viteve 1998-1999 për çlirimin e saj nga pushtimi dhe sundimi i Serbisë. Këto arrestime kanë si bazë akuza për vrasje dhe krime kundër qytetarëve civilë. Mesa kemi parë shumica e këtyre qytetarëve i takojnë etnisë shqiptare. Pra del se këta komandantë dhe eksponentë potencialisht kanë vrarë bashkkombasit e tyre, natyrisht pa ndonjë proces gjyqësor legjitim për dënimin e tyre me vdekje dhe jo rrallë herë me kryerje atentatesh”, thotë profesor Bytyçi për “Bota sot”.

Enver Bytyçi

Ai ka paralajmëruar edhe shumë arrestime të tjera në Kosovë, përfshirë edhe kupolën e politikës shqiptare.

“Besoj se në javët e ardhshme deri nga fundi i vitit do të shohim arrestime të eksponentëve të tjerë në kupolën e politikës shqiptare në Kosovë, po me të njëjtat akuza. Unë besoj se gjithkush që dyshohet për krime të tilla duhet të hetohet. Mënyrën e hetimit, me arrest me burg, me arrest shtëpie apo me detyrim paraqitje e përcaktojnë gjyqtarët e Speciales në Hagë. Ky është rregull i përgjithshëm në funksionimin e gjykatave në të gjithë botën”, shprehet Bytyçi.

Më tej, Byyçi ka treguar se skenari me dosjet në zyrat e OVL-së, ishte provokim i planifikuar në Beograd.

“Për këtë arsye gjykoj se çdo përpjekje e politikanëve me pushtet për të penguar procesin e hetimit dhe ndëshkimit të këtyre krimeve është akt jo qytetar, jo demokratik, jo serioz dhe i dëmshëm për vetë shtetin e Kosovës dhe imazhin e tij në bashkësinë ndërkombëtare. Dërgimi i dosjeve hetimore me mijëra faqe në zyrat e Shoqatës së Veteranëve të Luftës ishte një provokim i planifikuar në Beograd dhe i mirëseardhur nga disa drejtues të lartë të shtetit të Kosovës. Qëllimi ishte që të ndizen gjakrat e ish-luftëtarëve të UÇK-së. Të njëjtin qëllim kishte edhe politizimi i akuzës që u ngrit kundër presidentit Thaçi, kur ai dhe Edi Rama u kujtuan ta mbrojnë luftën e UÇK-së, ndonëse para Aleksandër Vuçiç rrinin si pula të lagura dhe nuk e mbrojtën asnjëherë luftën e drejtë të UÇK-së!”, thekson doktor Bytyçi.

“Pra, retorika se me arrestimin e disa eksponentëve të luftës në Kosovë, përfshirë Hashim Thaçin dhe këta që u arrestuan, nuk kishte e nuk ka për qëllim mbrojtjen e kësaj lufte. Qëllimi ishte nxitja e një lloj kryengritjeje, rrëmuje dhe anarkie, si ajo e 17-18 marsit 2004, dhe pas kësaj t’i shpëtohej hetimit dhe ndëshkimit nga ana e Gjykatës Speciale. Është bërë njoftimi se do të bëhen protesta. Nëse ato shndërrohen në protesta të dhunshme, atëherë duhet ditur se gjithçka zhvillohet nën regjinë e Beogradit, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet destabilizimi i situatës në Kosovë”.

Sipas tij, nëse mbahen protestat në Kosovë, atëherë prapa tyre qëndron Hashim Thaçi, president aktual i Kosovës, ndaj të cilit është propozuar aktakuzë.

“Do të ketë arrestime të tjera. Ndërsa protestat, nëse ndodhin, nuk drejtohen për mbështetjen e atyre që u arrestuan, por drejtohen kundër arrestimeve të tjera të bujshme. Për këtë arsye ka shumë mundësi që pas këtyre protestave të jetë vetë presidenti në kërkim i Kosovës, Hashim Thaçi! E nëse presidenti i vendit synon të manipulojë ish-luftëtarët e lirisë së Kosovës, ai do t’i vendosë vetes një njollë të pashlyer dhe do hyjë në histori jo si udhëheqës i luftës për lirinë e Kosovës, por si autori kryesor i zbatimit të skenarëve serbë në këtë vend. Uroj të jetë e kundërta!”, deklaron ai.

Profesor Bytyçi ka shtuar se vrasjet dhe atentatet ndaj njerëzve të LDK-së dhe presidentit Ibrahim Rugova, do të zbulohen nga Gjykata Speciale.

“Çdo rezistencë e presion ndaj gjykatës speciale shpreh në fakt frikën ndaj saj. Kjo do të thotë se shumë nga krimet e kryera kundër kundërshtarëve politikë të rreshtuar përkrah presidentit Rugova do të zbulohen. Pa prej tyre që janë nxit nga Serbia. Por ka krime e vrasje të aktivistëve të LDK-së së Ibrahim Rugovës, të cilat janë urdhëruar nga disa të akuzuar, sot drejtues në politikën dhe piramidën e shtetit. Këta drejtuan dikur organizatën e fshehtë të quajtur SHIK, në modelin e SHIK-ut të Fatos Klosit në Shqipëri. Përmes kësaj organizate të paligjshme u likuiduan shumë prej dëshmorëve të pas luftës, por disa edhe gjatë luftës. Gjykata ka tagër t’i hetojë këto krime dhe për vrasjet e pas luftës ka më shumë dëshmi sesa ato të luftës. Prandaj duhet të jemi optimistë se e vërteta do të zbulohet dhe e drejtësia do të shkojë në vend”.

“Nuk mendoj se çdo vrasje e çdo krim do të zbulohet dhe ndëshkohet. Është e pamundur, sepse janë fshirë gjurmët e krimit. Por mjafton të zbulohen një pjesë e tyre që qytetarët e Kosovës të drejtojnë gishtin nga vrasësit e veshur me pushtet për të bërë pasuri! Prandaj besoj se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të fshihet si struci. Duhet të deklarohet hapur në mbështetje të këtyre hetimeve. Kjo do ta identifikonte atë me një forcë politike të denjë për shtetësinë. Por duket se LDK ende ka frikë nga Hashim Thaçi. Nuk flet. Heshtja e saj është e padobishme, e pandershme. Edhe Vjosa Osmani duhet të dalë në mbrojtje të viktimave, pavarësisht fakti që Albin Kurti dëshiron të marrë rolin e shpëtimtarit të vrasësve”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img