Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi, shkruan lajmi.net.
Sipas Zemajt, në 24 orët e fundit 56 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kurse 69 pacientë kanë arritur që të shërohen nga COVID-19.
Postimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:
Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit Covid-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë.
Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve.
Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19.