Dje në Kosovë janë shqiptuar 686 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.
Kështu njoftoi Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 1105 pjesëmarrës në trafik.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 51 aksidente.