Gazetarja Anita Haradinaj ka reaguar ndaj raportimeve se mbrëmë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, duke i mohuar ato.
Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mediat po raportojnë lajme të tilla për shkak të klikimeve.
Tutje, ajo shtoi se me ish-kryeministrin, i ka raportet shumë të mira.
“Prandaj eshte e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulta! Une jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje per nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme per dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbremshja ishte e pamundshme te injorohet sepse une jam nene, moter, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetesuar dike diku! Prandaj eshte e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulta! Une jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin!.
Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje per nivelin e mediave dhe tendences per…
Julkaissut Anita Mucaj Keskiviikkona 7. lokakuuta 2020