Ka marrë fund ëndrra për kualifikim në EURO 2020 për Kombëtaren e Kosovës.
‘Dardanët’ pësuan humbje 2:1 nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off të Ligës së Kombeve.
Të tre golat u shënuan në gjysmën e parë.
Ishte Benjamin Kololli që padashje devijoi një top në portën e Muric, për epërsinë 1:0 të vendasve në minutën e 16’.
Kosova barazoi në 1:1 përmes Florent Hadërgjonaj (29′).
Por, katër minuta më pas, Velkovski riktheu epërsinë e Maqedonisë, duke shënuar me kokë, për 2:1.
Bernard Challandes reagoi me disa zëvendësime në 45 minutëshin e dytë, por nuk sollën atë që pritej. Kosova me të gjitha forcat u mundua të barazonte rezultatin, por duket se vendasit u konsoliduan mjaft mirë për të mos lejuar një gjë të tillë.
Fidan Aliti në fundin e ndeshjes huqi rastin më të mirë, ku portieri Dimitrevski i mohoi golin.
Maqedonia kualifikohet në finalet e Ligës së Kombeve, për të synuar biletën finale kundër Gjeorgjisë muajin e ardhshëm.
Kosovës i mbetet të synojë kualifikimin viteve të ardhshme, pasi ky ekip padyshim që ka një të ardhme të ndritur.