spot_img

Detaje shokuese: Si e vrau dhe e dogji trupin e shokut të tij, 22-vjeçari i dënuar sot me burgim të përjetshëm

spot_img

Një telefonatë nga shoku i tij 22-vjeç, Trimor Lalinovci i ka kushtuar me jetë Shkodran Bytyqit nga Ferizaji, babait të dy fëmijëve.

Ky i fundit ia kishte shitur Trimorit me këste një parcelë në vlerë prej 157-mijë eurosh, pazar ky që u bë shkak që ai të mos jetojë më.

Kësti mujor në vlerë prej 14-mijë eurove që Lalinovci duhej të ia paguante Bytyqit kishte qenë arsyeja që më 8 dhjetor të vitit 2019-të ky i fundit kishte pranuar një telefonatë, ku i kërkohej që të takoheshin dhe të shkonin në fshatin Prelez të Ferizajit, kinse për t’ia dhënë paratë.

Takimi ndodhi, por jo siç kishte pritur Shkodrani. Që të dy hipën në veturë dhe u nisën në drejtim të fshatit Prelez, me ç ‘rast pas një bisede Trimori e ndal veturën dhe gjersa Shkodrani del nga vetura duke përdorur telefonin e tij, i njëjti e shfrytëzon momentin kur ai ishte me kokë të kthyer mbrapa dhe e qëllon njëherë në pjesën e pasme të kokës me revolen e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, shkruan gazeta Objektiv.

Pas këtij akti, Trimori e tërret vëllain e tij, të cilit ia shpjegon situatën dhe i kërkon që ta ndihmoj.

Ai vjen në vendin e ngjarjes dhe së bashku shkojnë e marrin trupin e të ndjerit dhe e fusin në bagazh të veturës duke e dërguar në fshatin Kishnapole të Gjilanit.

Trupin e Shkodranit e hedhin në një përrockë me qëllim që t’i fshehin provat e veprës penale. Pas kësaj, Trimori i vetëm shkon tek pompa e derivateve, merr një sasi të benzinës dhe kthehet përsëri në vendin ku paraprakisht e kishin hudhur trupin e të ndjerit.

Me të mos u mjaftuar me vrasjen dhe hedhjen në përrockë, ai e spërkat me benzinë dhe ia vë flakën trupit të Shkodranit.

Pas kësaj, 22-vjeçari e përdorë telefonin e të ndjerit, Shkodranit dhe i dërgon sms babait dhe bashkëshortes së tij, duke ju shkruar se i ka marrë të hollat dhe se është nisur për në Gjilan për ta takuar një person.

Ishte babai i tij i cili e paraqiti rastin në Policinë e Kosovës ku kishte deklaruar se dyshonte që djali i tij kishte dalur nga shtëpia për shkak të një borxhi.

Katër ditë pas zhdukjes, Policia ka arritur ta gjejë trupin e pajetë të Shkodranit dhe kishte arrestuar Trimor Lalinovcin bashkë me të vëllain e tij, B.L.

Pas më shumë se 10-muajsh, Gjykata Themelore në Ferizaj këtë të hënë (26 tetor 2020) ka dënuar me burgim të përjetshëm, Trimor Lalinovcin, i cili e ka pranuar fajësinë, gjersa për vëllain e tij, D.L i akuzuar për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të KPRK-së, ka veçuar procedurën penale, dhe për të njëjtin do të formohet lëndë e cila do të merr numër të ri./Objektiv/

NGJARJE TË TJERA

spot_img