spot_img

Edhe një tjetër Komunë do t’i dhurojë 100 euro secilit fëmijë të porsalindur

spot_img

Komuna e Mitrovicës do të ndaj nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020-të. Ky vendim u mor në mbledhjen urgjente të komunës së Mitrovicës e thirrur nga kryetari Agim Bahtiri.

Në këtë mbledhje pikë e vetme e rendit të ditës ishte Propozim vendimi për rialokimin/transferin e mjeteve financiare nga fondi rezervë.

Me këtë rast, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, ka njoftuar asamblistët lidhur me shkresën e Ministrisë së Financave për shfrytëzimin e mjeteve të ndara në kategorinë e shpenzimeve të fondit rezervë, që ka qenë i paraparë për mbulimin e obligimeve me rastin e aprovimit të ligjit të pagave në sektorin publik, e meqë ky ligj nuk hyri në fuqi, nga shuma e përgjithshme e ndarë për komunat e Kosovës, Komuna e Mitrovicës ka përfituar 1.5 milionë euro.
Ku pas disa diskutimesh, kjo pikë më shumicë votash është miratuar nga asamblistët komunal, me ç’ rast 240 mijë janë destinuar për Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, ku 120 mijë euro do të ndahen për të porsalindurit, duke i subvencionuar me nga 100 euro çdo grua që ka lindur në vitin 2020, ndërsa shuma tjetër do të ndahet për pagesa të qirasë së banimit të familjeve me asistencë sociale, 50 mijë euro për Drejtorinë e Shëndetësisë dhe pjesa tjetër do të destinohet për investime kapitale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img