Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar, Trimor Lalinovcin (22-vjeç) me burgim të përjetshëm, pasi ky i fundit u gjet fajtor për një vrasje të kryer në dhjetor të vitit 2019.
Me anë të një komunikate për Media, Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka gjetur se i akuzuari, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta personin, Shkodran Bytyqi.
Ndërkohë gruaja e të ndjerit Shkodran Bytyqi, ka thënë që ndihet mirë që vrasësi i burrit të saj ka marrë dënimin e merituar, ajo në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka deklaruar që pret që edhe vëllau i Trimor Lalinovcit, të merr dënimin e merituar.
Ndiqeni intervistëm me Gëzime Bytyqin, e cila tregon se si Trmor Lalinovci, e kishte tradhtuar burrin e saj dhe me pas e kishte vrarë dhe ia kishte djegur kufomën./Albanian News