Dihet që vetëm një pjesë e vogël e objekteve në hapësirë paraqesin një kërcënim serioz për Tokën, dhe asteroidi gjigant Apophis është njëri prej tyre. Shkencëtarët tani po rivlerësojnë potencialin e tij për të goditur planetin tonë në 48 vjet, për shkak të vëzhgimeve të përmirësuara të asteroidit problematik. Paralajmërimi ka ardhur nga astronomët e Universitetit të Hawai, të cilët pohojnë se sipas llogarive ai do të përplaset në Tokë më 12 prill 2.068.
Ndërkohë, vëzhgimet e bëra në fillim të këtij viti nga Teleskopi Subaru në Hawai, po u jep astronomëve një kuptim më të mirë se si efekti Yarkovsky po ndikon në rrugën orbitale të asteroidit 99942 Apophis. Ky efekt është si një sistem shtytës i integruar për asteroidët, në të cilin sasitë e rrezatimit që rrjedhin mund të ndryshojnë momentin e një objekti në hapësirë, duke bërë që ai të largohet gjithnjë e më pak nga rruga e zgjedhur ndryshe nga graviteti.
Dave Tholen, një studiues nga Instituti për Astronomi në Universitetin e Hawai është shprehur se:
“Pa marrë parasysh domethënien e Yarkovsky, Apophis është ende një objekt kërcënues, jo vetëm në 2068”.