Policia franceze e ka qëlluar për vdekje një burrë që thërriste “Allahu akbar” në Avignon të Francës jugore pasi i kërcënoi me një thikë kalimtarët e rastit dhe policët.
Incidenti ndodhi vetëm pak orë pas sulmit në Nice, ku tre persona u vranë me thikë nga një sulmues, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Nuk iu pëlqeu dhëndrri, prindërit e varin nga këmbët për gjysmë ore partnerin e vajzës
Nuk është e qartë nëse dy rastet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Ende nuk dihet se cili është motivi i saktë i sulmit në Nice apo nëse ai ka ndonjë lidhje me publikim e karikaturave të profetit Muhamed, gjë që nga myslimanët vlerësohet si blasfemi.