spot_img

Rezultati final mbase nuk del sonte, por Donald Trump do të flejë më i qetë

spot_img

Republikanët kanë shanse që do ta mbajnë shumicën në Senat, kurse demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve

Presidenti Donald Trump ka fituar në Florida dhe po udhëheq në Michigan, Pennsylvania, Ohio, North Carolina, dhe Wisconsin, të gjitha shtete vendimtare për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Ish-zv-presidenti Joe Biden ka fituar shumë shtete përfshi edhe në California dhe New York. Mirëpo e vetmja fitore e rëndësishme nga shtetet e betejës është ajo në Arizona, e shpallur nga Fox News, të cilën fushata e Trump ka thënë se është e nxituar.

Për shkak se shumë vota këtë vit janë dërguar me postë, për shkak të pandemisë, komisionet zgjedhore të disa shteteve nuk i kanë numëruar dot në kohë dhe mund të refuzojnë të japin rezultatet sot.

Mirëpo, nga të dy kandidatët ai që do të flerë më qetë është presidenti Trump. Kandidatit republikan i mjafton që situata të mbetet pak a shumë këtu që është, kurse Biden ka nevojë për dy tre përmbysje masive.

Llogaritja më e thjeshtëzuar është që Biden ka nevojë të fitojë të tre këto shtete: Michigan, Wisconsin and Pennsylvania. Kurse Trump vetëm një prej tyre.

Ata që prisnin një fitore sa më të shpejtë dhe të madhe për cilindo nga kandidatët për të shmangur paqartësitë në politikën amerikane mund të zhgënjehen rëndë.

Vonesa në shpalljen e rezultateve ndonëse e pritshme mund të helmojë edhe më keq klimën e acaruar të politikës në SHBA.

Edhe në Kongres nuk ka ndryshime drastike. Republikanët ka shanse që do ta mbajnë shumicën në Senat, kurse demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve.

Gjykata Supreme i dha të drejtë Pennsylvania-s që të pranojë edhe votat e dërguara me postë sot, edhe nëse nuk mbërrijnë deri të premten.

Zakonisht, agjensia amerikane e lajmeve, Associated Press, i deklaron rezultatet pa pritur numërimin e plotë. Mirëpo, kur shtetet vonojnë kaq shumë numërimin dhe rezultati është shumë i ngushtë, AP ngurron të deklarohet.

Sigurisht ka ende kohë që të përmbyset gjithshka.

NGJARJE TË TJERA

spot_img