Teksa ende nuk ka një fitues të qartë për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ajo që tanimë dihet është që kandidati demokrat Joe Biden është personi më i votuar ndonjëherë në SHBA.
Të dhënat e fundit tregojnë se Joe Biden ka marrë 69,759,833 vota, por këto numra pritet të shtohen sigurisht, pasi miliona vota nuk janë numëruar ende.
Biden ka kaluar tanimë rekordin e Barack Obamës të 2008 ku ai mori 69,498,516 .
Totali është tashmë më shumë se 3.9 milion më i lartë se numri i votave të siguruara nga Hillary Clinton në 2016 kur ajo fitoi votën popullore por humbi presidencën nga Donald Trump , shkruan “The Guardian”
Totali i deritanishëm i Trump – 67,160,663 – është gjithashtu më shumë sesa ai mori në 2016, dhe më shumë sesa Obama mori në 2012.
Ky rezultat e vendos Trump të tretin në listën e më të votuarve në të gjithë historinë e SHBA, deri më tani.
Ky është edhe një tregues se sa i lartë ka qenë pjesëmarrja, me më shumë se 100 milion amerikanë që kanë votuar në votimet e hershme.
Gjithsesi nuk mund të thuhet se njëri prej kandidatëve ka fituar tanimë mandatin e Presidentit, pasi rezultati mund të ndryshojë nga ora në orë.
Të dy fushatat thonë se ata besojnë se kandidati i tyre përfundimisht do të përfundojë në Shtëpinë e Bardhë.