Ish-bashkëluftëtarët dhe ish-bashkëpartiakët, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do të kenë edhe një betejë së bashku.
Që të dyve Gjykata Speciale ua konfirmoi aktakuzën brenda një dite dhe me të njëjtën procedurë – me urdhërparaqitje.
Pas konfirmimit të aktakuzës janë dy procedura që Specialja mund të ndjekë për të akuzuarit – t’i arrestojë ose t’u dërgojë urdhërparaqitje.
Taulant Hodaj, avokat i akredituar nga Dhomat e Specializuara, thotë se varet nga kjo procedurë se kur Thaçi dhe Veseli duhet të paraqiten para gjykatësit, klankosova.
“Sipas procedurave nëse është me arrest më së largu duhet të paraqiten brenda tri ditëve pranë gjyqtarit të procedurës paraprake, nëse është me urdhërparaqitje duhet brenda shtatë ditëve. Por siç duket te ky rast brenda tri ditëve do të bëjnë paraqitjen e parë pranë gjyqtarit të procedurës paraprake”.