Zyrtarë të EULEX-it bashkë me pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke e vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
T7 po raporton nga vendi i ngjarjes dhe sjell foto nga bastisja që po kryhet atje.
Bastisja në shtëpinë e Thaçit vjen një ditë pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.
Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thanë Dhomat e Specializuara.
Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999. /Express
https://www.facebook.com/watch/?v=355885852181221