spot_img

Trump: Kam fituar zgjedhjet me 71 milionë vota legale, gjëra të këqija ndodhën në dhomat e numërimit

spot_img

Donald Trump ka reaguar pas projeksioneve që e nxjerrin atë humbës të zgjedhjeve në SHBA, ndërkaq fitues absolut Joe Biden nga radhët e demokratëve.

Me anë të një postimi në Twitter, Trump ka vazhduar akuzat e tij për manipulim me vota, duke thënë se vëzhguesit e republikanëve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit.

Madje ka thënë se zgjedhjet i ka fituar ai.

“Vëzhguesit nuk u lejuan të hyjnë në dhomat e numërimit. Unë fitova zgjedhjet. Kam marr 71 milionë vota legale. Gjëra të këqija ndodhën e të cilat vëzhguesit tanë nuk u lejuan t’i shohin. S’ka ndodhur asnjëherë kështu më përpara. Miliona vota përmes postës u janë dërguar njerëzit të cilët nuk i kanë kërkuar kurrë në rend të parë”, ka shkruar ai.

LEXO PO ASHTU: Vuçiq i mërzitur: Ja çfarë thotë pasi humbi Trump

Ai më pas ka lëshuar edhe një reagim tjetër duke thënë se ka marrë më së shumti vota se ç’ka marrë një president që ka qenë në karrige në zgjedhjet e tij të dyta.

“71 milionë vota legale. Më së shumti ndonjëherë për një president në detyrë”, ka shkruajtur ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img