Ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, sot do të zhvillojë takim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.Ky takim vie pas zhvillimeve të fundit ku paraprinë aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së, njëheri figura politike me ndikim në vend.
Po ashtu, ky është takimi i parë i Vjosa Osmanit me Kryeministrin Avdullah Hoti, që nga marrja e timonit si ushtruese e Detyrës së Presidentes, pasi parapraku Hashim Thaçi u dorëhoq.
Takimin me Hotin, e kanë konfirmuar për Klan Kosovën nga zyra për media e Osmanit.