Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ndodhet i shtruar në spitalin e Nishit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai tregon që ka kryer testin e COVID disa ditë më parë, por ka rezultuar negativ.
Por shëndeti i tij është përkeqësuar në ditët e fundit, duke e detyruar atë të shtrohet në spital dhe të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.
“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës
Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.
Ju përshëndes të gjithëve. Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen”, shkruan Shqiprim Arifi.