Peshkopi serb Teodosije ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Irinej. Ndër të tjera ai shtoi se është një dhimbje em adhe për popullin serb. Gjithashtu tha se Irinej ua ka lënë “amanet” çështjen e Kosovës dhe që të mos heqin dorë.
Ai tha:
Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë. Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne.
Kujtojmë se Patriarku Irinej, humbi jetën për shkak të Covid, ndërsa njihej për ndikimin politik në shtetin serb dhe deklaratat ksenofobike ndaj shqiptareve.