Një prej rrëfimeve më shokuese që nga nisja e pandemisë Covid-19 në botë.
Babai i saj Francesco, pozitiv me Covid, u shtrua në spitalin Moscati në Taranto në mesnatën mes 1 dhe 2 nëntorit.
78-vjeçari komunikonte përmes telefonit me familjarët e tij, por ajo çfarë tregonte ishte me të vërtetë alarmante.
“Ejani më merrni, këtu vdes”.
Në datë 3 nëntor, vajza e tij, avokate, flet me një nga mjekët e spitalit që ndiqte nga afër gjendjen e të atit.
“Babai juaj nuk bashkëpunon. Nuk do të vendosë maskën cpap. Pas 10 minutash vdes, bëhuni gati”, raportohet ti ketë thënë mjeku, shkruan “Repubblica“, përcjell Ora News.
Ky nuk është denoncimi i parë dhe i vetëm që familjarët e të sëmurëve me Covid-19 kanë bërë për mjekët dhe spitalet në Itali.
Nga nisja e pandemisë, Italia regjistron 1,728,878 infektime dhe 60,078 viktima.