Ka ndërruar jetë modelja e njohur.
Modelja e njohur, Joselyn Cano, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Ajo pretendohet të ketë vdekur më 7 dhjetor dhe një transmetim i drejtpërdrejtë i asaj që besohet të jetë funerali i saj u shpërnda në YouTube këtë javë.
Ishte infermierja Lira Mercer ajo e cila e dha këtë lajm.
“Zoti im, Joselyn Cano vdiq në Kolumbi duke u operuar. Kjo është e tmerrshme”, ishin fjalët e saj.
Vdekja e Cano nuk është konfirmuar akoma nga familja e saj, por që njerëzit kanë filluar të shprehin ngushëllime përmes rrjeteve sociale.
Cano ishte një modele, influencuese në rrjetet sociale me mbi 12 milionë ndjekës si dhe stiliste.