spot_img

Shtetet e varfra rrezikojnë të mbesin pa vaksinë deri më 2024

spot_img

Skema globale për shpërndarje të vaksinës kundër coronavirusit në shtetet e varfra, përballet me rrezik “shumë të madh” të dështimit, duke lënë vendet me miliarda njerëz pa qasje në vaksina deri të paktën më 2024, është thënë në një dokument të brendshëm, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, përbën skemën kryesore globale të vaksinimit kundër coronavirusit në shtetet me të ardhura të ulëta apo të mesme në gjithë botën.

Ky program synon të shpërndajë të paktën 2 miliardë doza të vaksinës deri në fund të vitit 2021, për të mbuluar 20 për qind të njerëzve më të brishtë në 91 shtete me të ardhura të ulëta apo të mesme, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine.

Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, synojnë të furnizohen me vaksinën kundër sëmundjes, COVID-19 – që shkakton ky virus – përmes këtij programi.

Sipas Faik Hotit nga Ministria e Shëndetësisë, Kosova është futur në listën e shteteve të cilave ky program do t’ua sigurojë nga 20 për qind të vaksinave kundër COVID-19 falas, apo 360 mijë doza.

Pjesa tjetër pritet të blihet nga buxheti i shtetit, ku Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave.

Mirëpo në një dokument të brendshëm, të cilin e ka parë Reuters, promovuesit e kësaj skeme kanë thënë se programi është duke u përballur me mungesë të fondeve, me rreziqe të furnizimit dhe kontrata komplekse, të cilat mund ta bëjnë të pamundshme arritjen e këtyre synimeve.

“Rreziku i dështimit për të ndërtuar një skemë të suksesshme COVAX është shumë i madh”, është thënë në dokumentin e brendshëm për bordin e Gavi-t, një aleancë qeverish, për kompanitë e ilaçeve, shoqatat e bamirësisë dhe organizatat ndërkombëtare që merren me fushata e vaksinimit global.

Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin Gavi udhëheq COVAX-in bashkë me OBSH-në.

Ky raport dhe dokumente tjera të përgatitura nga Gavi, janë duke u diskutuar në takimin e bordit të Gavit nga 15 deri më 17 dhjetor.

Dështimi i krijimit të një skeme të suksesshme mund të lë njerëzit në vendet e varfra pa qasje në vaksina për COVID-19, deri më 2024, tregojnë dokumentet.

Rreziku i dështimit është më i madh sepse skema është krijuar shumë shpejt duke vepruar në “territor të panjohur”, është thënë në raport.

Dy kompani – franceze dhe britanike – njoftojnë se vaksinat e tyre për COVID-19 nuk do të jenë gati deri në fund të vitit 2021
Shkelja e armëpushimit, Azerbajxhani njofton për katër ushtarë të vrarë
Si e mbajtën “nën kontroll” coronavirusin, Tajlanda dhe Kamboxhia?
Gavi ka angazhuar muajin e kaluar kompaninë Citigroup, për të ofruar këshilla rreth asaj se si të përballen me rreziqet e financimit.

Në një dokument të 25 nëntorit, që është përfshirë në dokumentet e dorëzuara te bordi i Gavit, këshilltarët e kompanisë Citi kanë thënë se rreziku më i madh i programit qëndron në një pikë të kontratës, që u mundëson shteteve të mos blejnë vaksinat e porositura përmes skemës COVAX.

Një mospërputhje në mes të furnizimit me vaksina dhe kërkesës “nuk është një rrezik tregtar i zvogëluar në mënyrë efikase nga tregu ose MDB”, kanë thënë këshilltarët e kompanisë Citi, duke iu referuar bankave shumëpalëshe të zhvillimit, sikurse si Banka Botërore.

“Prandaj, një gjë e tillë duhet zvogëluar përmes negociimit të kontratave apo përmes absorbimit të rrezikut nga Gavi që menaxhohet me kujdes nga struktura qeverisëse”.

Të pyetur për këto dokumente, një zëdhënës i Gavit, ka thënë se ky trup vazhdon të jetë i bindur se mund të arrijë synimet.

“Do të ishte e papërgjegjshme që të mos analizohen rreziqet për një mision kaq të madh dhe kompleks, dhe të krijohen politika dhe instrumente që zbusin këto rreziqe”, ka shtuar ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është përgjigjur për të komentuar këtë çështje.

Në të kaluarën OBSH-ja ka lënë Gavin që të komentojë publikisht për programin COVAX.

Zyrtarët e Citibank kanë thënë përmes një deklarate: “Si këshilltarë financiarë, ne jemi përgjegjës për t’i ndihmuar Gavit që të planifikojë një varg skenarësh lidhur me objektin COVAX dhe për mbështetje të përpjekjeve të tyre për të zbutur rreziqet potenciale”.

Marrëveshjet për furnizime

Planet e COVAX-it varen në vaksina të lira që deri më tani nuk janë miratuar, dhe jo në vaksina nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe Moderna, që përdorin teknologji më të shtrenjtë.

Vaksina e kompanisë Pfizer veçse është miratuar për përdorim emergjent në disa shtete dhe vaksinimi ka nisur në Britani dhe Shtetet e Bashkuara.

Vaksina e kompanisë Moderne pritet të miratohet shpejt.

Programi COVAX deri më tani ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total të rreth 400 milionë vaksinave, me mundësi të porositjes së qindra miliona dozave shtesë, është thënë në një dokument të Gavit.

Mirëpo të tria kompanitë janë përballur me vonesa në testimet e tyre, çka mund të shtyjë procesin e miratimit të vaksinave nga rregullatorët deri në gjysmën e dytë të vitit 2021 apo edhe më gjatë.

Një gjë e tillë mund të rrisë edhe nevojat financiare të COVAX-it. Parashikimet e saja financiare bazohen në një çmim mestar prej 5.20 dollarësh për një dozë vaksine, është thënë në një dokument.

Vaksinat e kompanisë Pfizer kushtojnë rreth 18.40-19.50 dollarë derisa ato të kompanisë Moderna 25-37 dollarë.

COVAX nuk ka marrëveshje me asnjërën prej tyre kompanive. Dhe ajo as nuk është në listë të prioriteteve, meqë vaksina e Pfizerit kërkon kushte të veçanta për ruajtje në temperatura shumë të ulëta, është thënë në një nga dokumentet e Gavit.

Të martën një zyrtar i lartë i OBSH-së ka thënë se agjencia është duke biseduar me kompanitë Pfizer dhe Moderna për të përfshirë vaksinat e tyre për coronavirus, në listën e shpërndarjes në vendet më të varfra, mirëpo me një çmim më të ulët dhe më të përballueshëm sesa ai që tani është në treg.

Meqë disa vaksina janë duke u zhvilluar në botë, COVAX dëshiron të zgjerojë listën e mundësive, për të përfshirë vaksina edhe nga shtetet tjera.

Shtetet e pasura, që kanë porositur shumicën e dozave të vaksinave për COVID-19, janë duke planifikuar që të bëjnë donacione në vendet e varfra, ndonëse nuk është e qartë nëse një gjë e tillë do të bëhet përmes skemës COVAX.

Presioni financiar

Për të arritur synimin e vaksinimit të të paktën 20 për qind të njerëzve në shtetet e varfra vitin e ardhshëm, COVAX ka thënë se i duhen 4.9 miliardë dollarë shtesë, për dallim nga 2.1 miliardë dollarë sa ka mbledhur tani.

Nëse çmimet e vaksinave janë më të larta sesa është parashikuar, furnizimi do të shtyhet dhe fondet shtesë nuk do të mund të sigurohen plotësisht andaj skema përballet me dështim”, ka thënë dokumenti.

Deri më tani, Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dhënë më së shumti donacione për COVAX, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë bërë përkushtime financiare.

Banka Botërore dhe institucione tjera multilaterale janë duke ofruar kredi të lira për shtetet e varfra për t’iu ndihmuar që të blejnë dhe të sigurojnë vaksina përmes skemës COVAX.

Mirëpo edhe në rast të kushteve më të mira financiare, COVAX ka ende mundësi që të përballet me dështim, për shkak të rreziqeve jopropocionale për shkak të procesit kompleks të arritjes së marrëveshjeve.

COVAX nënshkruan kontrata paraprake me kompani për furnizim me vaksina, të cilat duhet të paguhen nga donatorët apo shtetet që i pranojnë ato, dhe mund t’i përballojnë të njëjtat.

Mirëpo sipas marrëveshjeve aktuale, shtetet mund të refuzojnë të blejnë vaksinat e porositura nëse preferojnë vaksina tjera, apo arrijnë t’i sigurojnë vaksinat përmes skemave tjera, më shpejtë apo më lirë.

Skema COVAX synon të përballet me humbje edhe nëse shtetet nuk janë të gjendje të paguajnë për porosi apo nëse imuniteti i tufës arrihet shpejt, duke i bërë vaksinat të panevojshme, është thënë në raporton e kompanisë Citigroup.

Prandaj ajo ka propozuar një strategji për të zvogëluar këto rreziqe duke përfshirë ndryshime në kushte të kontratës. /REL/

NGJARJE TË TJERA

spot_img