Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas zhvillimeve që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Kurti thotë se populli i Kosovës po i ndjek me interes të madh skenat shqetësuese në Capitol Hill, ndërsa shton se bota bëhet më e pasigurt nëse kërcënohet demokracia në Amerikë, njofton Klan Kosova.
”Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt.
Populli i Kosovës ndoqi me interesim të madh skenat shqetësuese në #CapitolHill & ne bëjmë thirrje për një transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, jo dhunën nga ekstremistët e djathtë”.
When democracy in America is threatened, the world is no longer safe.
The people of Kosova followed w/ great concern the disturbing scenes on #CapitolHill & we call for a peaceful transfer of power respecting the will of the American people, not violence by right-wing extremists.— Albin Kurti (@albinkurti) January 7, 2021