Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet skuadrës Drita dhe FC Prishtina me rezultat të favorshëm për këtë të fundit.
Ishte futbollisti Qendrim Zyba ai që arriti ta realizojë golin e parë për kryeqytetasit në minutë e 3-të të takimit, njofton Klan Kosova.
Ndërsa pas vetëm katër minutash lojë, Kastriot Rexha arriti ta barazojë rezultatin.
Mirëpo futbollisti Besnik Krasniqi arriti që ta rikthejë epërsinë për Prishtinën duke shënuar një gol të bukur.
Ndeshja e shumëpritur e Superkupës së Kosovës në futboll po zhvillohet në stadiumin Mardan të Antalias dhe është duke u transmetuar ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova.