Ndonëse po kryhet ekspertiza e studimit të Liqenit të Ujamnit (Gazivodes) ky problem nuk mund të zgjidhet brenda natës, pasi do të jetë e nevojshme marrëveshja politike, këtë e thonë për “Danas” përfaqësues nga q1arqe diplomatike perëndimore në pyetjen rreth përmbushjes së marrëveshjes së Uashingtonit, pas njohjes dhe vendosjes së raporteve diplomatike mes Kosovës edhe Izraelit, transmeton “Bota Sot”.
Sipas medieve ministria energjetike e ShBA ka nis punimin e studimit të qëndrueshmërisë të liqenit dhe si shkruan “Danas” de të ndarjes. Një hap i tillë është në përputhje me dokumentin për normalizimin e raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës të arritur në shtator në prani të Trumpit.
Sipas diplomatëve, ajo që mund të ngadalësoj procesin e zgjidhjes përfundimtare për liqenin është procesi zgjedhor në Kosovë dhe lëvizja e administratës së re në krye me Biden.
Në Kosovë shpesh mbahen zgjedhje për qeveri që ndikojnë në ritmin e realizimit të marrëveshjeve, ndërkohë që pritet të shihet edhe qëndrimi për pika të caktuara të marrëveshjes nga presidenti i ri Biden. Zgjidhja e çështjes së Ujmanit (Gazivodes) varet nga projekte konkrete ekonomike dhe është në interesin amerikan të mbështes ato projekte dhe nuk do mbeten shkronja të vdekura në letër. Marrëveshja e Uashingtonit është e përgjithësuar, pa afate kështu që konkretizimi komentohet ndryshe në Beograd edhe Prishtinë dhe po zgjat shumë” thonë burime diplomatike për gazetën.
Sipas njohurive jo zyrtare pritet që pjesa për Ujmanin (Gazivoden) ShBA të realizoj së bashku me BE dhe ndërmjetësuesit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Nuk duhet pritur që pjesë të marrëveshjes të përmbushen me pompim të përfaqësuesve të ShBA dhe ish-të dërguarit Grenell por me bashkëpunimin e ShBA me BE… por ShBA nuk të le marrëveshjen dhe synimin është përmbushje e saj si ka thënë edhe sekretari i ri Blinken kur mbështeti marrëveshjen.
Vuçiq pas takimit me Makron nuk është shprehur aspak i kënaqur me vendosjen e raporteve diplomatike mes Kosovës edhe Izraelit dhe theksoi s kjo nuk ndikon pozitivisht në raportet mes Serbisë dhe shtetit izraelit.
“Kjo ishte e pritshme pas 6 muajve dhe ne nuk kemi dashur të nënshkruajmë marrëveshje së bashku me shqiptarët edhe amerikanët. Kemi bërë përpjekje te Izraeli që kjo mos të ndodhë, por Izraeli zgjodhi Amerikën më të rëndësishme. Kjo nuk do të ndikojë mirë në raporte, por hapen perspektivë për të cilat të cilat tash nuk do të flas”, ka thënë ai për TV Pink.
Sipas Vuçiq pas vendosjes së raporteve mes Kosovës edhe Izraelit asnjë vend mysliman nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se pret nga Kosova nëse do respektohen edhe pjesa e marrëveshjes për hekurudhën mes Prishtinës edhe Merdarit.
“Krejt triku është se ata duan hekurudhën kah veriu përmes Mitrovicës, Leposaviqit e Zveçanit ka Rashka e Kraleva me qëllim të na marrin hekurudhat serbe në veri. Ne kemi kërkuar hekurudhë kah Prishtina por ata nuk janë të interesuar sepse andej nuk ka hekurudhë dhe nuk kanë çka të marrin”, tha Vuçiq.
Ai tha se pret ndarjen e resurseve energjetike të Liqenit të Ujmanit me Kosovën, në bazë të marrëveshjes së Uashingtonit, sepse aktualisht Beogradi “nuk ka asgjë” nga liqeni.
“Kam parë që Palmer zyrtari i Departamentit të Shtetit u angazhuar fuqishëm në përfundimin e pjesë së marrëveshjes për njohjen dhe raportet diplomatikes mes Kosovës edhe izraelit, por të shohim nëse angazhohet edhe për ndarjen e resurseve energjetike të liqenit”, tha Vuçiq.