spot_img

Qeveria jep mjete për punëtorët e arsimit, policët, zjarrfikësit, mjekët dhe punëtorët teknikë

spot_img

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, është shqyrtuar propozimvendimi për alokimin e mjeteve shtesë financiare për pagesën e shtesës në pagë për institucione dhe sektorë të ndryshë, për shkak të angazhimit të shtuar në punë dhe në përballje me pandeminë Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar përfituesit e ndarjes së mjeteve për muajin shkurt dhe mars për disa kategori që nuk kanë qenë të përfshira nëvendimet paraprake.

“Në pikën e parë të këtij vendimi jepen 3 milionë euro nga 5-milionëshi që e kemi dhënë nga Fondi për rimëkëmbjen ekonomike te Ministria e Arsimit e cila do të paguhet në muajin shkurt, përfshin të gjithë personelin që është i përfshirë në arsmin primar dhe sekondar.

Në pikën e dytë për sektorin e sigurisë, zyrtarët policorë jepen 700 mijë euro është fjala për 350 zyrtarë që nuk kanë qenë të përfshirë në vendimit paraprak.

Në pikën e tretë për sektorin e emregjencave për zjarrfikësit jepen 180 mijë euro për pagesën shtesë nga 100 euro për muajin shkurt dhe mars.

Për sektorin social alokohen mjete prej 78 mijë eurosh për punëtorët aktivë në qendra të punës sociale.

Për sektorin shëndetësor 100 mijë euro për profesionsitët shëndetësorë – për stafin i cili paguhet nga “Caritasi:, ndërsa në pikën tjetër jepen 160 mijë euro për punëtorët teknikë të sektorit privat, për shërbimin e pastrimit dhe për sigurimin”, tha ajo./IndeksOnline/

NGJARJE TË TJERA

spot_img