Sara, konkurrentja e re e “PërPuthen” i është përgjigjur disa prej pyetjeve të publikut, duke treguar më shumë nga vetja.
Ajo që i ka bërë përshtypje publikut, duket se janë edhe tattoot që Sara ka në trup, ndërsa ajo tregoi se në fakt ka plot 22 dhe se po mendon të bëjë edhe një tjetër.
E pyetur nëse ka bërë ndërhyrje plastike, Sara pranoi se ka bërë hundën.
“Kam 22 tattoo dhe dua të bëj dhe një tjetër se duhet të jenë numër tek. I kam pasion. Operacion plastik kam bërë hundën”, tha ajo.