Sot në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë Xhemajlije Hoxha Demaçi, gruaja e veprimtarit Adem Demaçi.Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë përmes rrjeteve sociale.
Njoftimi i bërë në Facebook:
Sot paska ndërruar jetë Nëna më e shenjtë e Kosovës, LAVDI VEPRËS SË SAJ
Nëna : Xhemajlije Hoxha- DemaçiGRUAJA QË MI PËRQAFOI DUARTE MË THA: “ERDHA QË TI PËRQAFOJ KËTO DUAR MËRGIMTARE, KËTO DUAR ME TË CILAT PO SHKRUAN PËR ATDHEUN”
Në kohën kur ujqit ulërinin dhe mjegullat e tërbimit preknin në tokë.
Kur shtëpitë kishin frikë e zemër dhe mbaheshin me njëra tjetrën me nderë;ti ishe ndër të rrallat-një Heroinë që nuk harrohet kurr, asnjëherë.Ti ishe një ëngjull që shkrije borën e padijes duke e ngrirë vehten për të mbushur me këngë fletoret e diturisë që retë e zeza ti lëshonin rrugën diellit të lirisë,që rrezet të buzëqeshnin më shqip.
Ty Nëna Xhemajlije, ti që bashkëshortin e kishe ndër grila,vetëm pse kishte kërkuar liri pėr të gjithë,ty të mbeti jo vetëm kulmi i shtëpisë,jo vetëm fëmijët e tu,por mbi ty ra edhe më shumë pesha e robërisë.Por ti nuk vajtove,ti nuk u dorëzove.Ti theje qetësinë e kohës së korbave me ecjen tënde mbi zjarrin e jetës.Edhe armiku habitej me forcën tënde të paepur.Edhe ato egërsira e ngrisnin kapelen prej habie,edhe ata e shihnin se ti kishe një shpirt prej mrekullie.Ti i stepje ata,atyre u ndalej fryma e tyre e egër.Para tyre ti ishe e paparë- kur mes hekurudhës vrapoje e zbathur me këpucë në njërën dorë që të arrije sa më shpejtë në orë – në orën e zemrës,aty ku në secilin fëmijë mbillje ditë për ditë me dashuri : germën.E fëmijët buzëqeshnin me tregimet tua.Ti sillje pranverë në sytë e tyre.Duket e largët kjo kohë për dikend,por nuk është.
Duket se ka ndodhur në tavanin e botës,por ka ndodhur në tokën e Kosovës.Dikujt i duket e pamundur se ti u ikje përshëndetjeve me të tjerët-për ti shpëtuar ata nga ujqit që të ndjeknin.Dhe ndoshta shpesh edhe ke tund kokën në kujtimet që të sillnin dhembje nga koha e egër, që në derën tënde trokiste me rrebeshet.Por kujtesa jonë e dinë : sa vajza e sa djem u bënë mësues e mësuese prej flijimit tënd atdhetarë që liria të merrte ajrin në damarë.Kur nata i hapte krahët e errët, ti ishe e lodhur por nuk ndaleshe të ëndërroje lirinë për fëmijët e tu,për fëmijët e gjithë botës.Edhe kur trokëllinte e keqja në derë,ndoshta duart të janë dridhur por ti je lutur në heshtjen tënde duke u mbėshtetur në yjet e shumta në qiell,ti flakadane plot vlerë.
Ti që kurr nuk e the një ankesë.Sytë e tu tërë jetën mbanin një dritë plot shpresë,një shkëlqim plot jetë.Ti që i mposhte dimrat,që e bëre erën e egër si një faculetë për lotin tënd të qetë.
Grua e shenjtë.Para teje shekujt do të përulen heroinë e denjë.I ke dhënë Kosovës jetë.Pushofsh në amshim e qetëpranë Bacës Adem !Ti që mi përqafove duart që po shkruajTy nuk të harrojë unë asnjëherë .Hava Kurti Krasniqi