spot_img

Zbulohet, ja deri kur do të mbetet e izoluar Gjermania

spot_img

Gjermania është duke planifikuar që ta zgjasë afatin e masave kufizuese deri më 28 mars, ndonëse disa masa do të lehtësohen nga java e ardhshme, thuhet në një draft-dokument, i cili do të shqyrtohet nga kancelarja Angela Merkel.

Shefja e qeverisë gjermane pritet që të mërkurën të diskutojë me 16 liderët rajonalë për mundësitë e lehtësimit të masave në kohën kur numri i rasteve me Covid-19 në Gjermani ka arritur në mbi 2.4 milionë, ndërsa publiku është i zemëruar nga kufizimet dhe nga shpërndarja e ngadalshme e vaksinave.

Draft-dokumenti, i parë nga agjencia Reuters, thotë se duke filluar nga 8 marsi, do të lejohet takimi i më së shumti tetë personave nga dy shtëpi të ndryshme, duke përjashtuar fëmijët nën moshën 14-vjeçare. Tani lejohet takimi i vetëm dy personave nga dy shtëpi të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij drafti, do të lejohet hapja e dyqaneve të luleve, librarive, qendrave për kopshte, salloneve për tatuazhe dhe rregullimin e thonjve si dhe sallonet për masazh.

Në prag të Pashkëve, në draft-dokument bëhet thirrje që Gjermanët t’i shmangin udhëtimet brenda dhe jashtë vendit, duke shtuar se, megjithatë, vizitat tek të afërmit do të lejohen gjatë ditëve të festës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img