spot_img

A do ta mbështetë Abdixhiku Vjosa Osmanin për presidente

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për marrëdhënien e partisë me Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se pret një takim me Vjosa Osmanin, pretendenten për presidente të Kosovës.

“Si LDK ne gjithmonë kemi thënë se nuk jemi të interesuar të shkaktojmë mos-stabilitet politik. Ideja është që të kemi një president që përfaqëson të gjithë qytetarët, e jo vetëm një parti politike.” – tha ai.
Sidoqoftë, një deklaratë tjetër bëri bujë edhe më të madh.

Ai tha se Vjosa Osmani duhej të tregonte pozicionin e saj “karshi LDK-së, karshi Vetëvendosjes, karshi partive opozitare dhe në veçanti karshi nismës së saj të re politike.”

Një deklaratë e tillë lë të kuptohet se LDK do ta mbështes znj.Osmani për presidente vetëm nëse ajo heq dorë nga krijimi i një partie të re politike, çka do të binte ndesh edhe me frymën kushtetuese të vendit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img