spot_img

Hoxha: PDK nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente

spot_img

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka përsëritur serish qëndrimin e kësaj partie rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente.

Ai ka thënë se PDK nuk do të votojë Vjosa Osmanin për presidente, pasi sipas tij Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes.

Postimi i tij i plotë:

“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që pëfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes.
PDK-ja nuk do ta tradhëtoj besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti.”

NGJARJE TË TJERA

spot_img