Kryeministri Albin Kurti ka thënë që qeveria nuk mund ti rregullojë brenda disa ditësh problemet e shkaktuara për tërë këto vite nga qeveritë e mëparshme, njofton Klan Kosova.
“Gjërat që kanë shku mbrapsht për disa vjet, nuk mund t’i rregullojmë për disa ditë”, ka thënë Kurti.
“Gjithçka që është në kapacitetin tonë jemi duke e ndërmarrë në mënyrë që të mos kemi kosto për bizneset në rastin e liberalizimit të tregut”.
Kurti tha se për dëmet ekonomike të shkaktuara nga administratat e kaluara ministrja e Ekonomisë e ka problem t’i adresojë pasi që janë gjëra që i përkasin kriminalistikës dhe jo ekonomisë.
“Ministrja e Ekonomisë është doktore e shkencave të ekonomisë dhe ajo e ka të vështirë t’i kuptojë do gjëra që kanë ndodhur këto 20 e sa vjet, sepse ato nuk i gjen në libra të ekonomisë; i gjen në libra të romaneve kriminalistike, dhe kjo është doktore e ekonomisë”.