Sot për këngëtaren Rezarta Shkurta është një ditë e veccantë, pasi bashkëshorti i saj, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha ka ditëlindjen.
Nuk kishte se si Rezarta të mos i dedikonte një urim publikë njeriut që i ka marrë zemrën prej disa vitesh.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto, ku çifti shfaqen së bashku dhe e ka shoqëruar me disa fjalë tepër emocionuese.
‘Kur u njohëm, të dy shumë të rinj numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit! Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi realizuar së bashku… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve e mbesave tanë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë’, shkruan Shkurta.
Kujtojmë që çifti ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi doli nga burgu dy vite më parë nga katër vite që kishte qëndruar si i dënuar.