spot_img

Vuçiq i trishtuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës – ndezi alarmin kundër serbëve

spot_img

Ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që paralajmëroi largimin e KFOR-it nga Kosova.

Madje ai, shkoi edhe më larg. Sipas tij, nëse largohet KFOR-i nga Kosova, do të përbën rrezik për serbët e Kosovës.

Ai alarmoi serbët se mund të ndodh në Kosovë spastrim etnik, si dhe siç është shprehur ai, ‘ekstremistët shqiptarë’ mund edhe të vrasin ndonjë serb.

Mirëpo, për këto deklarata të presidentit serb ka reaguar edhe KFOR-i, e cila e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë.

Reagime ka pasur edhe nga autoritetet e tjera të BE-së.

Për këtë çështje, analisti politik Gani Qarri, thotë se, Vuçiqi është trishtuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës.

“Vendimi i prerë i të parit të Qeverisë së re të Kosovës dhe presidentes së shtetit, për hedhjen poshtë kategorikisht, të marrëveshjes kundër kushtetuese Thaçi- Mustafa, si dhe deklarimi i vendosur e pa ekuivokë i kryeministrit Kurti, se në asnjë mënyrë, nuk do të ketë asociacion një etnik serb në Kosovë, ka trishtuar deri në atë masë kriminelin Aleksandër Vuçiq, sa që nuk po lë provë, as formë propagande pa përdorur për imponimin e asociacionit. Madje,Vuçiq ka shkuar aq largë, sa të lansoi edhe insinuata të tilla si “non-paperët” pa autorësi, të publikuar edhe në Bruksel, deri te deklarata e fundit perfide se kinse do të tërhiqet KFOR-i nga Kosova, për krijimin me çdo kusht të një mini “republike serpska” apo një ngrehine serbe me status autonom të formës shtetërore, për serbët në Veri, me pretekstin nga frika e shpërnguljes dhe spastrimit etnik të tyre”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, pavarësisht nga deklaratat e Vuçiqit, duke pasur parasysh brishtësinë e gjendjes në rajon, pozitën e ndjeshme gjeografike dhe situatën e paqëndrueshme politike me pretendime të pareshtura territoriale nga fqinjët agresor si shteti serb, deri te kërcënimet e hapura dhe të përditshme për riokupim të vendit tonë nga Serbia, e gjithë kjo e bënë, tërësisht të pamundshme tërheqjen e shpejtë të KFOR-it nga Kosova.

“Kështu që me gjithë paralajmërimet e Vuçiqit për largimin e KFOR-it nga vendi ynë, për momentin as që mund të ndodhë një akt i tillë edhe për shkak të vet realitetit praktik në vend, pasi që ushtria e re e Kosovës, ende nuk është zhvilluar në përmasa të nevojshme për mbrojtjen e shtetit, nuk ka kapacitete të mjaftueshme për mbulimin e të gjithë territorit të Kosovës dhe nuk mund ta bëjë e vetme, garantimin e sigurisë së vendit, pa mbështetjen e një fuqie të madhe ushtarake si SHBA, KFOR-i dhe NATO”, thotë ai.

Qarri pohon se, Vuçiq me këtë propagandë dëshiron të përfitojë.

“Ndaj, ajo që realisht shqetëson për momentin presidentin serb, është fakti se në bisedimet të cilat pritet të rifillojnë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, para se të flitet për tërheqjen e KFOR-it, që aktualisht nuk është fare në rend dite, mbi tavolinë pritet të vendoset shuarja e misionit të UNMIK-ut, në Kosovë, i cili edhe ashtu që nga viti 2008, pothuajse nuk posedon gati me asnjë kompetencë dhe qëndron fare kot në vendin tonë, kështu që i trishtuar nga deklarimi i kryeminstrit Kurti se nuk do të ketë asociacion njëetnik serb në Kosovë, qëllimi i Vuçiqit me propagandën që bënë është të përfitoj nga situata edhe me insinuata të tilla si non-paperët pa autorësi dhe deklarata kinse do të tërhiqet KFOR-i nga Kosova, të arrijë të imponojë një mini “republike serbe” apo një ngrehine me status autonom të formës shtetrore, për serbët në Veri, me pretekstin nga frika e shpërnguljes dhe spastrimit etnik të tyre”, vazhdon ai.

Madje, sipas tij, UNMIK-u është këtu vetëm sa për të përmbushur dëshirat e Serbisë dhe kamufluar spiunët rus, që janë shumë aktiv në shtetin tonë të brishtë, veprojnë lirshëm dhe punojnë pa asnjë pengesë, si kolonë e pestë, e Serbisë, Vuçiqit dhe ekstremistëve serb në Veri të vendit tonë, të kamufluar nën misionin e UNMIK-ut, në Kosovë.

“Dhe pasi që Kosova nuk ka mundësi të marr vet vendimin për largimin e UNMIK-ut, ngase kërkohet pajtimi i të dy palëve pjesëmarrëse në dialog, në mënyrë që themeluesi i këtij misioni, Këshilli i Sigurimit të votojë për shuarjen e tij, kjo më tepër është një taktikë e Serbisë, që duke shkruar çdo ditë, se kinse do të largohet KFOR-i nga Kosova, të futin frikë artificiale tek serbët, në mënyrë që dhe nëse Vuçiqi detyrohet të nënshkruaj për shuarjen e UNMIK-ut, në Bruksel, të parapërgatiten dhe reagojnë sa më fuqishëm ekstremistët në Veri, për të kundërshtuar edhe tërheqjen e këtij të ashtuquajturi mision, kinse nga frika se do të bëhej spastrimi i serbëve dhe ata do të ndjeheshin të rrezikuar nga tërheqja e tij”, thekson ai.

Analisti shprehet se, meqenëse UNMIK, si mision i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, vet prania e tij në vend, si mision mohues i pavarësisë së shtetit tonë, e lehtëson shumë edhe barrën e Vuçiqit në bisedimet me Kosovën në Bruksel, ku përveç 5 shteteve mosnjohëse të pavarësisë nga BE, ka edhe një mision të OKB-së prapa, i cili me gjithë prezencën fizike, nuk e njeh shtetësinë e shtetit mikpritës, të cilën Vuçiq do ta përdorte si digë, para kërkesës ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kështu që deklarata më e re e Vuçiqit, është edhe një lloj “non-paperi” politik, në vazhdën e atyre të publikuar më parë edhe në formë të shkruar, në media dhe një shpifje më tepër e llojit, siç di ti bëjë në mënyrë të kointiniuar vetëm Serbia, ngase me rritjen aktuale dhe zhvillimin që po realizon Ushtria e Kosovës, mund të ndodhë që të mos ketë nevojë për numrin aktual të ushtarëve të huaj dhe vetëm vende të caktuara të tërheqin kontingjentet e tyre ushtarake, por jo edhe i gjithë KFOR, në asnjë mënyrë. Madje siç dihet nga të gjithë, askush nga SHBA, vendet e NATO-s, BE dhe Aleanca Veriatlantike, pas ngjarjeve që ndodhin aktualisht në lindjen e mesme, nuk është i interesuar ta rrezikoj edhe stabilitetin e krijuar tash e sa vite me prezencën e KFOR-it, në rajon, KFOR-i është këtu dhe do vijojë të mbetet edhe më tej, përderisa të ketë nevojë, për të krijuar siguri e garantuar paqen dhe as që ka mundësi për momentin të largohet nga Kosova, pa rrezikimin e paqes dhe shpërthimin e luftërave të reja për lëvizje kufijsh dhe grabitje territoresh siç përpiqet ti shes Serbia okupatore me publikimin e “non-paperve”, të shpërndara deri në Bruksel, për ridizajnimin e hartave të Ballkanit Perëndimor”, përfundon analisti politik, Gani Qarri.

NGJARJE TË TJERA

spot_img