Kualifikimi në Ligën e Kampionëve ka sjellë delir në shtëpinë e Milanit, aq sa drejtuesit kuqezi nuk kërkojnë të humbasin kohë dhe kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, Milani ka mbyllur marrëveshjen me Lilën për portierin Mike Maignan dhe po pritet vetëm zyrtarizimi. 25 vjeçari u shpall kampion këtë sezon me skuadrën franceze dhe shikohet si portier me mjaft perspektive.
Marrëveshja me Lilën është mbyllur në bazën e 15 milionë eurove plus bonuse, ndërsa për lojtarin do të jetë një kontratë 5 vjeçare me 3 milionë euro në sezon
Milani po pret vetëm vendimin e Donarumës, teksa palët tanimë thuhet se janë shumë larg marrëveshjes.