Arjoni Luli dhe Serena Sula janë dy prej personazheve më të përfolura të ‘showbizzit’ pasi në çdo dalje të tyre kanë diçka për të thënë dhe bërë lajm. Gjatë ditës së djeshme Serena dhe Arjoni ishin të ftuar në një emision televiziv ku folën për lidhjen e tyre, njohjen dhe planet për të ardhmen. Por gjatë bisedës Serena dhe Arjoni treguan se kanë realizuar një video porno dhe po mendojnë ta publikojnë.
Mund ta quash sex tape, ose porno, ne e kemi bërë për të shikuar veten. E kemi bërë dhe nuk kemi pasur ndërmend ta publikojmë, por ndoshta nesër kemi ndërmend ta publikojmë. Nëse e bëjmë është sepse e kërkojnë shumë dhe e kemi menduar, pse mos ta bëjmë dhe këtë. Nuk do e bëjmë për përfitime ekonomike.