Parashikimi i motit për ditët në vijim sipas Prishtina Weather, raporton Gazeta Blic.Njoftimi i plotë:Vazhdon moti i paqëndrueshëm edhe përgjatë fundjavës, me shi e bubullima. Temperaturat në rënie graduale.
9.06.2021 – Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbretërojë edhe përgjatë pjesës së dytë të javës. Do të ketë vransira të ndryshueshme, por nuk do mungojnë edhe intervale me diell, por që gjatë ditës do të ketë kushte për zhvillime të rrebesheve të shpërndara me bubullima.Nga dita e hënë masa më të ftohta ajrore, që po vijnë nga Atlantiku verior, do të depërtojnë mbi rajonin tonë, ku pritet të zbresin ndjeshëm temperaturat në fillim të javës.
Sipas parashikimeve të fundit, mot më stabil me rritje të temperaturave, mund të pritet tek në pjesën e dytë të javës së ardhshme
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe përgjatë ditëve në vijim.Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e enjte, e nga e premta zbret përreth vlerave mesatare.
10.06 – Në mëngjes kryesisht me diell. Ditën shumë ngrohtë, me zhvillime të vransirave, e pasdite edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.11.06 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e paradites priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vazhdojnë deri orëve të mbrëmjes. Vende-vende reshjet mund të jenë intenzive, e nuk përjashohen mundësitë edhe për breshër.12.06 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell, e pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.13.06 – Kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu, që gjatë ditës vende-vende shoqërohen edhe me bubullima.14.06 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 10C deri 13C, e maksimalet nga 24C e 25C ditën e enjte zbresin deri në 20C ditën e diel, e të hënën edhe në 17C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 3-12m/s.Shtypja atmosferike do të luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes nga java e ardhshme.