Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar është lënë sot në burg për vrasjen e bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Crouch në sy të foshnjës. Ndërkohë, pak më parë është bërë me dije se 32-vjeçari është dërguar për arsye sigurie në burgun e grave në Koridhalo. Sipas mediave të huaja, vrasësi do të jetë së bashku me tre të dënuar të tjerë për drogë dhe raste kontrabande, njëri prej të cilëve është një efektiv burgu.
Raportohet se zyrtarët e burgut, kanë “treguar kujdes” për të, në mënyrë që piloti të mos ishte me kriminelë të “ashpër”, që të mos ndodhej para surprizave të pakëndshme, për shkak të akuzave që ai po përballet. Megjithatë, ai do të jetë në oborr së bashku me të burgosurit e tjerë.